Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Bufon: Me kritikojne sa here pesoj gol

1 May 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(171 shikime)

Momenti negativ që po kalon Juventusi konfirmohet edhe nga fjalët e Xhanluixhi Bufon. Së fundmi janë ngritur shumë dyshime për të ardhmen e “gardianit” të Kombëtares italiane, nga shitja e të cilit klubi mund të përfitojë fonde të mjaftueshme për të afruar 2-3 futbollistë cilësorë. Në kolonat e francezes “L‘Equipe”, portieri bardhezi deklaroi: “Prej gjashtë muajsh vetëm po më kritikojnë sa herë që ekipi kundërshtar shënon. Në situatën e krijuar duket sikur nuk më lejohet më të pësoj asnjë gol… gjithsesi nuk kam arritur ta mbaj rrjetën të paprekur. Po, kjo situatë është problematike. Jam 31 vjeç dhe e kuptoj kur gaboj, ose kur nuk e ndiej veten në formë optimale. Mjafton të shihni paraqitjet e mia. E vërteta është se në 18 ndeshje të kampionatit kam bërë tetë apo nëntë pritje decizive, askush nuk mund të thotë se Juventusi ka humbur për shkakun tim”. Bufon ka folur edhe për të ardhmen, duke theksuar se nuk e ka të sigurt qëndrimin me bardhezinjtë. Gjithsesi, nëse drejtuesit e klubit do të përforconin në mënyrë të ndjeshme kontingjentin, ai mund të vendosë ta vazhdojë aventurën në Torino. “Kam kontratë me klubin deri në vitin 2013, ka ende kohë për të folur rreth së ardhmes, shtoi ai. Më parë duhet të presim dhe të shohim se çfarë skuadre do të kemi gjatë sezonit të ardhshëm. Shpresoj të jetë më cilësore, për të luftuar si të barabartë me rivalet tona. Momentalisht kërkoj të kuptoj plotësisht atë që do të ndodhë në klub dhe më pas do të marr vendimin më të mirë”. Përforcimi i parë i Juves mund të jetë mbrojtësi veteran, Fabio Kanavaro. “Ardhja e tij do të më gëzonte pa masë. Ai mbetet një lojtar i madh dhe nëse skuadra pretendon të ngjitet në majë, është e nevojshme të afrohen futbollistë të këtij kalibri”, komentoi Bufon.

Numri 1 i bardhezinjve doli në mbrojtje të trajnerit Klaudio Ranieri. Duke analizuar situatën në kampionat, me Milanin që i ka rrëmbyer vendin e dytë Juventusit, Bufon tha: “Natyrisht që nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e muajit të fundit, por nuk mund të fajësohet Ranieri. Ai nuk ka pasur asnjëherë në dispozicion një skuadër të kompletuar, ashtu si paraardhësit e tij, Lipi e Kapelo. Ka punuar mirë gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe njerëzit duhet ta vlerësojnë, sepse nuk ishte aspak e lehtë”.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , ,