Galiani: Gatuzo, ne fushe ne Shqiperi
Në prag të miqësores së Milanit me Kombëtaren “B”, Adriano Galiani ka dhënë një lajm mjaft të mirë për tifozët shqiptarë. Numri 2 i Milanit konfirmoi se përveç Kakasë, Bekhamit, Patos e Zambrotës, të cilët mungonin në miqësoren e zhvilluar në tetor 2008 në “Qemal Stafa” me Tiranën, në fushë do të jetë edhe Xhenaro Gatuzo. Mesfushori energjik, pjesëtar i përfaqësueses italiane, është rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet të luajë të paktën një pjesë loje në ndeshjen e 12 majit. “Gatuzo u kthye në skuadër për ndeshjen me Juventusin dhe është në gjendje optimale për të luajtur, por vendimet i merr trajneri Ançeloti. Gjithsesi, mund të them se ‘Rino‘ do të luajë një pjesë loje në miqësoren e së martës në Shqipëri”. Takimi për bamirësi fillon në orën 19:00 dhe transmetohet direkt në “SuperSport”.
Burimi: Gazeta Shqip



