Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Perez, revolucion te Reali, shkrihet klani i holandezeve

6 May 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(248 shikime)

Pas “masakrimit” nga Barcelona, mediat spanjolle janë të bindura se Reali do t‘i nënshtrohet ndryshimeve drastike në merkaton e verës. Emrat që qarkullojnë rreth emërimit të mundshëm të Florentino Perez në krye të klubit janë të shumtë, e sipas gazetës “Marca”, shumë lojtarë e trajnerë kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e “merengues”. Lëvizja e parë e presidentit të ri do të jetë largimi i disa lojtarëve, në mënyrë që kontingjenti të mos jetë i mbingarkuar. Aktualisht madrilenët kanë 28 lojtarë, synohen të bëhen të paktën pesë blerje të reja, por për sezonin e ardhshëm, në ekip do të ketë vetëm 25 vende (edhe pse në La Liga skuadrat mund të mbajnë 30-40 futbollistë të regjistruar). Kanavaro dhe Dudek do t‘i japin fund aventurës, pasi u përfundojnë kontratat me klubin, Fobert rikthehet tek Uest Hemi, ndërsa më i prekuri nga “fshesa” është klani i holandezëve. Në “Santiago Bernabeu” synojnë të largojnë gjashtë “tulipanët” e mbërritur gjatë presidencës së Kalderonit: Roben, Van Nistelroi, Huntelar, Drente, Shnajder e Van der Vart. Perez shpreson që nga shitjet e tyre të përfitojë të paktën 100 milionë euro (gjatë dy viteve e gjysmë, për të afruar këta futbollistë janë shpenzuar 125 milionë euro). Me shifrën e përfituar nga shitjet dhe mbështetjen e madhe ekonomike që gëzon, pas asamblesë zgjedhore të 14 majit, Florentino mund të fillojë fushatën e blerjeve. Gazeta “Marca” bëri të ditur se menaxherët e David Vijës, Diego Forlan, Karlitos Tevez e Frenk Riberisë kanë kontaktuar me kreun e ardhshëm të Realit, për t‘i shprehur gatishmërinë që të fillojnë negociatat. Sipas së përditshmes, në këtë listë ndodhet edhe emri i Hoze Murinjos, pavarësisht se trajneri ka mohuar largimin nga Interi në fund të sezonit. Objektivi është blerja e të paktën katër yjeve të konfirmuar në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që mes alternativave nuk mungojnë Kaka, Çesk Fabregas, Ksabi Alonso e David Silva.

Sipas “As”, braziliani i Milanit shihet si blerja e parë në “Bernabeu”. Pas përgënjeshtrimit nga babai-menaxher i mesfushorit, se “27-vjeçari do të luajë me Realin gjatë sezonit të ardhshëm”, titujt e përdorur ishin disi më të butë. Gazeta shkruante se Kaka ka zgjedhur Madridin, nëse do të vendosë të largohet nga Milani, duke mos i kushtuar vëmendje interesimit nga Çelsi, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Nuk kishte si të mos përmendej miqësia ndërmjet Perez dhe Galianit, që mund të ndihmonte palët në gjetjen e akordit. Por, nëse ylli i përfaqësueses “seleçao” nuk do të largohet nga Seria A, merkato do të përqendrohet te Fabregas. Emri i mesfushorit të Arsenalit është lidhur në shumë raste edhe me një rikthim të mundshëm te Barcelona, megjithatë, ai ka deklaruar se do të vazhdojnë të luajë me skuadrën e Venger. 22-vjeçari u shpreh se “e ardhmja ime është tek Arsenali, dëshiroj të vazhdoj aventurën këtu. Nuk më duket e nevojshme të përgënjeshtroj zërat rreth së ardhmes time, pasi nuk kam ndërmend të largohem”.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,