Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Moby, albumi i ri, nje ilac per njerezit

29 June 2009 nga admin  
Kategoria:  Bota

Vleresimi: 12345(0 vota)
(184 shikime)

Është e vështirë të gjesh mes artistëve që kanë shitur miliona disqe një ekstremist në kufijtë e snobizmit, si Moby. Dy muaj më parë ishte mes të ftuarve specialë të mbrëmjes së paharrueshme e organizuar në “Radio City” e Nju Jorkut nga David Lynch, përkrah yjeve të tjerë të muzikës si Paul McCartney apo Donovan. Pas kësaj eksperience të veçantë, muzikanti amerikan shprehet kështu: “Ishte interesante të luaje me Paul, por momenti më i bukur ishte kur u ngjita në skenë me Bettye La Vettet dhe korin e fëmijëve”. Bettye La Vette është një emër i madh i muzikës soul dhe një prej bashkëpunëtoreve më të mira me të cilin Moby ka realizuar albumin e tij të ri nën titullin “Wait for me”. “Shumë pjesë janë realizuar duke ndjekur një impuls të veçantë. Bota që na rrethon është mjaft e ashpër dhe kështu doja të bëja një disk që të ishte më njerëzor dhe më i thjeshtë.

Më njerëzor? Përse?

Jeta është e shkurtër dhe ti e kupton në një farë pike që pjesa më e madhe e njerëzve e harxhon kohën duke u përpjekur, duke u shtirur se janë ndryshe nga ata që janë në të vërtetë. Reperët shtiren sikur janë më të fortë, yjet e rokut sikur janë mbretërit e kësaj bote. Nuk e kuptoj përse të gjithë e kalojnë kohën duke u shtirur. E kuptova se disqet që kisha më shumë për zemër, ku përfshiheshin ata të Nick Drake, Neil Young dhe Joy Division, ishin disqet më njerëzore që kisha dëgjuar ndonjëherë.

Ke vendosur të dhuroni një pjesë të këngëve tuaja të reja kujtdo që dëshiron t‘i përdorë për eksperimente vizive apo diçka tjetër. Një tjetër mënyrë për të qenë kundër rrymës?

Le të themi se është një mënyrë tjetër për ta festuar lirinë time.

Lirinë nga çfarë?

E nisa karrierën time si një artist i pavarur, pastaj nënshkrova një kontratë me “Emin”-n. Disa muaj më parë kontrata mbaroi dhe unë u ktheva përsëri një artist i pavarur. Jam sërish një muzikant që merret me pop-punk. Mënyra më e mirë për ta festuar këtë gjendje m‘u duk se ishte nxjerrja e një kënge të re “Shot back in my had”, shoqëruar edhe me një videoklip të çuditshëm të bërë nga David Lynch.

Për çfarë ju duhet ky bashkëpunim?

Jemi miq. Unë isha DJ (dixhej) në dasmën e tij, për më tepër i dhashë disa nga këngët e mia për një film për të cilin po punon aktualisht.

Në diskun tuaj të ri, ka disa referime për idenë e së bukurës?

Për sa më përket kam kërkuar të bëj një disk të bukur, në një mënyrë që të rezultonte e lehtë, e kuptueshme e sinqertë dhe pa hile për të gjithë.

Ka diçka në këtë disk që ju lidh me stërgjyshin tuaj, Herman Melville?

Sado që mund të përpiqem nuk do ta arrij kurrë të jem aq i madh sa ai.

Në disk është edhe një këngë që i kushtohet drogës. Ju e keni pranuar se në fillimet tuaja drogoheshit për t‘u argëtuar. E vërtetë?

Në kohën që jam rritur, media i trajtonte të droguarit sikur të ishin kriminelë. Me kalimin e moshës e kuptova se drogat të bënin vërtet keq. Kam përdorur edhe vetë disa herë drogë. Shumë nga miqtë e mi e kanë bërë, disa kanë krijuar varësi ndaj heroinës, ndërsa shumë të tjerë e kanë bërë sepse e kanë parë botën si një vend shumë të vështirë për të jetuar. Por, në përgjithësi ekziston një perceptim i gabuar. Në filma dhe në televizion me drogën lidhej jeta e keqe, dhuna dhe papërgjegjshmëria. Por në të vërtetë nuk është kështu. Pjesa më e madhe e njerëzve fillojnë të drogohen për t‘u qetësuar dhe për kënaqësi.

Si ju duket klima që rrethon sot botën?

Ka shumë informacion; ka lajme të reja vazhdimisht, ku ato më të këqijat janë më të bujshmet. Muzika që është sot në treg, është produkt i këtyre kohëve të komplikuara, të vështira për t‘u deshifruar. Për këtë arsye doja që disku im të ishte si një lloj arratisjeje. Nuk e di nëse ia kam arritur, por do të më pëlqente të dija se ata që dëgjojnë albumin tim të kishin përshtypjen se dikush po kujdeset për ta.

Melville, shkrimtari

Sado që të përpiqem, nuk do ta arrij kurrë madhështinë e tij

Rikthimi i madh

Moby, emri i plotë i të cilit është Richard Melville Hall, 44 vjeç, dhe sapo ka nxjerrë në treg albumin e tij të ri “Wait for me”

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: