Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Pirro Cako i ben klip Anjushkes, pas shtyrjes se divorcit me Inven

29 June 2009 nga admin  
Kategoria:  Showbiz

Vleresimi: 12345 (2 vota)
(853 shikime)

Kërkesa e Pirro Çakos për shtyrjen e gjyqit të divorcit me Inva Mulën pas datës 28 qershor, u komentua si një shtyrje e qëllimtë nga ana e kantautorit nisur nga fakti se sopranoja kishte planifikuar martesë të dytë me biznesmenin kosovar brenda këtij muaji. Por arsyeja që e bëri Invën të depozitonte padinë në Gjykatë në divorc, u bë Anjushka e dashura në Tiranë e Pirros, histori që u publikua për herë të parë nga “Panorama Plus”. Kjo pasi u gjend një lidhje konkrete e Anjës juriste me të cilën shoqërohej dhe këngës me titullin “Anjushka” me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”, krijim që ia kishte dedikuar pikërisht asaj. Tashmë si të gjithë këngëtarët që mendojnë të nxjerrin një klip të fuqishëm për verën, dhe Pirro e ka menduar një të tillë. Thuhet se kantautori do bëjë klip pikërisht këngën “Anjushka”, që do jetë një “skup” muzikor ndërkohë që paralelisht vazhdon procesi gjyqësor i divorcit me Invën. Nuk dihen ende detaje për klipin, por thuhet ashtu si dhe klipet e tjera protagoniste do të jetë një femër që do të ketë ngjashmëri me Anjën, vajzën brune kaçurrele. Edhe pse Anja nuk merret me art, ajo ka pranuar që kjo këngë t’i kushtohej asaj si për ta përligjur në njëfarë mënyre lidhjen e tyre. Në refrenin e këngës “Anjushka”, që do të përfshihet në krijimet e albumit e tij të ri, Pirro thekson faktin se në takimin e parë ai nuk e dinte se sa vjeç ajo ishte. Ai thotë se “një natë në party shpejt unë ty të dallova, gjysmë errësira të maskonte disi, ndërsa këndoje ti unë shihja orën”… Kjo është dhe historia e vërtetë e njohjes së tij me Anjën, në një karaoke ndërkohë që tashmë lidhja nuk po mbahet më sekret. Nga ana tjetër sopranoja e njohur Inva Mula ndoshta kishte menduar ta mbyllte shpejt e shpejt gjyqin e divorcit me bashkëshortin Pirro Çako. Por ky i fundit mesa duket ka vendosur ta lodhë pak. Seanca e parashikuar të ishte më 5 qershor u shty nga Pirro me pretendimin se ishte i angazhuar me disa projekte muzikore në Itali, dhe nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm. Ndaj për këtë arsye ai ka kërkuar që seanca e radhës të zhvillohet pas datës së nesërme (28 qershor), ditë kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet 2009.

Burimi: Panorama Plus


bookmark



Tags: