Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

“Gerdeci”, ne mesin e korrikut nis procesi ne Gjykate

3 July 2009 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(160 shikime)

Gjykata e Tiranës caktoi dje 15 korrikun si datë për nisjen e procesit penal ndaj 29 të akuzuarve si përgjegjës të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec. Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado, do të nisë shqyrtimin e dosjes voluminoze dhe do të njohë të pandehurit me akuzat e ngritura nga prokuroria. Dosja “Gërdeci” mbërriti në Gjykatën e Tiranës pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të akuzuarit, mes tyre Mihal Delijorgji, administrator i “Albademil”, Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë pritet të gjykohen nga Gjykata e Tiranës. Në tragjedinë e Gërdecit, si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve, gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Burimi: Gazeta Albania


bookmark



Tags: