Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Kapet lende narkotike ne mjediset e burgut te te miturve

3 July 2009 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(197 shikime)

Një qese me drogë është gjendur në mjediset e Institucionit të Edukimit të Veprave Penale në lagjen 17 të Durrësit. Lajmi u bë i ditur për gazetën nga burime policore, që thanë se qesja e vogël ishte mbështjellë me izolant. Pasi e kanë çmbështjellë atë, ata kanë konstatuar një qese farmaceutike transparente ku brenda saj gjendet një masë bimore me ngjyrë jeshile me kërcej dhe gjethe që për nga karakteristikat ngjan me lëndën narkotike “Cannabis sattiva”. Sasia e gjetur ka një peshë prej 1.8 gramë dhe ajo u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tirane për të bërë klasifikimin e saj. Brenda një harku kohor të shkurtër, kjo është hera e tretë që brenda territorit të paraburgimit gjendet sasi lëndë narkotike. Po punohet për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Burimi: Gazeta Albania


bookmark



Tags: