Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

“Jetoj perdite me figuren e Nene Terezes”

2 July 2009 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(300 shikime)

Ajo eshte njohur fillimisht me rolin kryesor qe kishte te filmi “Une, ti dhe Kasandra”, shume vite me pare, ndersa tani mban mbi shpine role me shnderrime te dukshme karakteresh dhe eksperiencen e saj si pedagoge, e njeherazi edhe si regjisore. Se fundmi, me nje kast aktoresh te perzgjedhur, Rozina Kostani ka qene ne Kosove, me nje performance poetike kushtuar lirise se shtetit me te ri ne bote. “Liria eshte shume e brishte, fitohet me shume mund dhe duhet ruajtur me kujdes. Eshte ky mesazhi qe percolli performanca e vecante poetike, e cila udhetoi nga Tirana ne Kosove”, thote per “KJ” Rozina Kostani (Prendi). Ne brendesi te kesaj performance, shihet ndarja e kesaj cope te Shqiperise shume vite me pare, e mandej, pas shume perpjekjesh, rifitimi i lirise dhe pavaresise se shqiptareve te Kosoves. Padyshim qe nje nga rolet me interesante qe Kostani ka sjelle ne teater, krahas Ana Marise ne dramen “Knepp” etj., eshte ai i figures se shquar te Nene Terezes, femres humaniste me te njohur ne bote. “Besoj se nuk do te shkeputem ndonjehere nga roli dhe karakteri i saj”, deklaron aktorja per gazeten, duke shtuar se ajo e frymezon cdo dite me dashurine e pafund qe pati. Ne te vertete, ky rol ishte per te nje sfide e vertete, qe ose duhej perballuar mire, ose nuk duhej marre persiper. Megjithate, Rozina Kostani ia doli mbare dhe ia doli goxha mire…ajo ende nuk eshte shkeputur nga forca e brendshme qe mbart silueta e vogel fizike e Nene Terezes.

Disa dite me pare, nje performance e vecante poetike e cila kishte ne qender pavaresine e Kosoves udhetoi nga Tirana drejt Kosoves? Perse behej fjale tamam-tamam?

Behej fjale per nje performance poetike, aktuale do te thoja. E titulluar “Kenga Kosovare”, ne te ne kemi bere nje kronologji te ngjarjeve qe kane ndodhur ne Kosove. Pra, ne brendesi te saj flitet sesi ajo eshte ndare nga Shqiperia vite me pare dhe deri ne momentin aktual, kur kjo copez e jona eshte bashkuar serish me ne dhe shihet me pas sesi perjetohet ky bashkim. Gjithashtu, ne shkuam ne Kosove me kete shfaqje, ne kuader te javes kulturore qe u zhvillua aty, ku ne diten e fundit te ketij aktiviteti, ne daten 10 qershor, u ngjit ne skene performanca jone poetike “Kenga Kosovare”.

Cilat ishin disa nga elementet e vecante, qe percollen idene tuaj ne kete shfaqje dhe me cilet aktore bashkepunuat?

Bashkepunimi ka qene me emra te njohur te skenes, si Sokol Angjeli, Jetmira Dushaj, Mdriana Tolka, te cilet interpretuan poezi te ndryshme. Jemi perpjekur qe se bashku te sjellim dicka te vecante dhe me nje mesazh te madh. Se pari, dua te them se kemi futur nje element te ri, qe eshte pulebardha dhe qe nenkupton lirine. Dhe kjo e fundit eshte gjithmone shume e brishte; ashtu si eshte fituar me mund, edhe duhet ruajtur me shume kujdes. Skenografia gjithashtu ishte interesante. Nje tjeter element ishte edhe futja e elementit “dance-teater”, qe nenkupton nje interpretim me levizje, me plastike. Pra, kjo shfaqje nuk ishte thjesht recitim i nje poezie, por pati nje brendi dhe nje pjesemarrje te madhe ne total.

Dime qe pervec regjise dhe skenografise, ju interpretuat personalisht ne kete performance. C’rol kishit ju ne kete performance?

Si e thashe edhe me siper, skenografia ishte mjaft interesante. Per realizimin e saj jam kujdesur personalisht. Ne qender ishte Nena Shqiperi,e mbuluar e gjitha me flamur te kuq, pra e gjithe skena kullon ne flamur, ose e thene ndryshe ne gjak, pasi flamuri simbolizon gjakun. Sa i perket interpretimit tim, ne kete pjese une interpretova pulebardhen, shpirtin e lirise. Gjithashtu, teper interesante erdhen edhe performancat e aktoreve te tjere dhe mesazhet qe ata percuan.

Cili ishte mesazhi qe ju percollet per shqiptaret e Kosoves dhe a do ta sillni kete shfaqje edhe ne Tirane?

Ne fakt, kemi ndermend qe ta levizim kete shfaqje, por per momentin nuk e di sesa kjo do te jete e realizueshme, pasi kuptohet qe varet nga shume kushte levizja e nje shfaqjeje. Deshira eshte qe kjo te ndodhe sa me shpejt. Ndersa mesazhi eshte i qarte; te ruajme kete liri qe na erdhi, te mos e vrasim ate. E them kete pasi ballkanasit ne pergjithesi jane pak gjaknxehte. Pra, ne jemi pak gjaknxehte, na merr pak “malli” per te bere sherr. Jemi tipa sanguine dhe ngaterrohemi nga pak edhe atehere kur nuk duhet. Pikerisht ne kuader te saj erdhi edhe mesazhi i interpretimeve tona, mbi bazen e te cilit ne themi qe ta shijojme kete kohe qe erdhi me ne fund. U deshen kaq shume vite qe te vinte pavaresia, por ama erdhi! Kjo njekohesisht ishte edhe nje prej shtysave qe na motivoi per te shkuar ne Kosove. Dua te shtoi se kjo perben nje emocion te forte per ne.

Cili eshte ndryshimi mes publikut shqiptar dhe atij kosovar?

Ne Kosove na kane pritur shume mire. Edhe ketu eshte mirepritur shfaqja por nga nje publik profesional, kurse atje ishin te dyja bashke.

Vetem pak kohe me pare ju keni realizuar me sukses dhe jeni duartrokitur nen petkat e Nene Terezes, me regji te Lazer Filipit. Sa e veshtire ishte te interpretonit nje rol te permasave te tilla?

Roli i Nene Terezes ne te vertete ishte nje shkak pse ne ishim ne Kosove. Per ta shpjeguar me mire, dua te them se me kete shfaqje ne organizuam nje turne nje-javor aty dhe kjo ka qene nje eksperience shume e bukur, madje e paharrueshme per mua. Publiku e ka mirepritur dhe madje jam shume e emocionuar edhe sot kur kujtoj ato nete.

A kishte rrezik te merrnit persiper nje figure kaq te madhe si ajo e Nene Terezes?

Te them te drejten, ky eshte nje nga rolet e mi te preferuar. Persa i perket veshtiresise, mund te them se ne vete figuren e saj shumekush mund te rrezikonte. Eshte nje personazh qe e njohin te gjithe, ku te gjithe si te thuash kane nje fotografi te sajen, ndaj shume shpejt puna jote mund te hidhet poshte. Pra, realizimi i kesaj figure eshte i veshtire, ne drejtim te perqasjes dhe njehsimit me te. Gjithashtu, edhe bota e brendshme ka vecantine e saj, per te cilen une them se nuk do te vije nje njeri i dyte si ajo, qe te jape kete force, kete dashuri e cila eshte pikerisht ajo qe na duhet, por qe eshte kaq e veshtire qe ta japin. Ajo qe na mungon eshte dashuria, ndaj une jetoj cdo dite per te marre paksa nga vepra e Nene Terezes.

Sa i keni dhene dhe sa keni marre nga kjo figure? Fizikisht, transformimi ka qene i veshtire, por ne aspektin human, a vijoni ende te qendroni brenda atij roli?

Thjesht edhe nga ana fizike, ku une duhet te transformohesha, te shkoja ne nje moshe shume te madhe, rreth 70-vjecare ka veshtiresine e saj. Jam munduar dhe kam sjelle mbi te gjitha nje grua shqiptare. Pasi ajo ka bere buje neper bote, mbi te gjitha pasi ka qene shqiptare. Ndersa sa i perket pjeses se dyte te pyetjes, dua te them se prej kesaj figure me shume kam marre dhe ne te njejten kohe perpiqem shume te jap nga ajo qe kam marre dita dites. Ajo qe kam marre prej saj eshte sublime.

Cilat jane disa nga projektet me te aferta tuaja?

Momentalisht jam duke pergatitur provimet e studenteve. Gjithashtu, nder projektet e aferta eshte edhe nje film me metrazh te shkurter me nje regjisor italian, i cili titullohet “The watch”, ku une kam rolin e doktoreshes. Filmi e merr idene e ngjarjes qe zhvillohet ne te, nga historia e vjedhjes se ores se Presidentit amerikan, George W. Bush. Eshte nje histori shume interesante, ne qender te se ciles eshte personazhi qe luhet nga Timo Flloko, i cili ka vajzen e semure ne spital dhe duhet t`i beje asaj nje operacion shume te veshtire qe mund te kryhet vetem ne Itali. Tejet i merzitur, ai shkon nje dite ne nje lokal per te pire nje kafe dhe aty sheh qe nje italian harron oren. Ky e merr ate dhe shkon t`ia coje me vrap, por italiani mendon se eshte ndonje lypes qe kerkon leke dhe i le 10 eur ne dore e iken. Ai ngelet me leket dhe oren ne dore, nje ore shume e shtrenjte dhe iken per ne shtepi. Aty heq xhaketen i lodhur (nuk e kishte shume mendjen te ora, pasi nuk e dinte vleren e saj). Ne shtepi gjen gruan, qe interpretohet nga Violeta Banushi edhe femijet qe po shikojne te irrituar ngjarjen reale te vjedhjes se ores se Bush-it ne Shqiperi. E bija merr xhaketen dhe pa dashje sheh oren ne xhepin e te atit te saj dhe ne moment plas nje sherr, pasi mendojne se ai e ka vjedhur oren dhe kjo eshte pak a shume ngjarja qe zhvillohet ne kete film. Pra pa dashur te shtoj me shume dua te them se gjetja eshte shume interesante dhe ne Itali eshte pelqyer shume. Ne shtator mendohet qe te vije ne Shqiperi.

Krahas aktrimit, ju kemi pare edhe ne rolin e regjisores. Si ndjeheni me kete pozicion?

Ne fakt une jam pedagoge ne Akademine e Arteve dhe kete pune bej, pra ve ne skene me studentet shfaqje te ndryshme, edhe pse nuk e kam titullin regjisore. Eshte nje eksperience jo e re. Une jap lenden “Mjeshteri aktori” permes se ciles i pergatis ata te vene shfaqjet ne skene. Mesimdhenien e kam me shume pasion, dhe puna me studentet me rigjalleron. Dua te shtoj se nje regjisor i mire vjen nga nje aktor i mire.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Burimi: Koha Jone


bookmark



Tags: