Arta Bajrami martohet ne fshehtesi te plote
Kengetarja Arta Bajrami, në albumin e saj qe sapo ka lançuar, vjen me nje imazh te ri. Ne te vërtete, ajo ndryshimet ne dukje i ka bere menjehere pas martesës, pasi ka dashur te duket me nje stil te ri ne paraqitjen e saj muzi kore. “Jam teper e lumtur qe ia dola te hedh ne treg brenda kohes se premtuar album in tim te ri te quajtur “De Luxe”. Albumi permban gjithsej 6 kenge dhe ne remiks te balades Se albumit te kaluar “I njejti ke mbet”. Sapo kam perfunduar edhe punet rreth nje videoklipi të ri, te cilin se shpejti do te keni rastin ta shihni. Planifikoj qe t’i bej videoklipin edhe nje ose dy kengeve te tjera nga albumi i ri. Albumi permban kenge teper te bukura dhe vertet s’po mund te zgjedh se cilen ta shoqeroj me videoklip e cilen jo. Eshte ky albumi im i katert dhe definitivisht me i preferuari per mua. Ideja per ta titulluar keshtu ishte e imja. Album i nuk eshte nje projekt qe duhet patjeter te nxirrct, sa per te kryer detyrën qe ke si artist. Ky album eshtë punuar me shume perkushtim dhe dashuri, praandaj padyshim se edhe kualiteti Cshte i tipit ‘creme de Ia creme’, shprehet Arta. “Ne fakt adhuruesit e mi qe kane ardhur neper koncerte te ndryshme brenda dhc jashte Kosoves kane pasur mundesine te me shohin si bionde. Pra, ka kohe qe kam kaluar nga ngjyra e nxehte (e kuqja) me te cilen njerezit me mbajne mend nga videoklipet e fundit ne nj( blonde mjaft sensuale”, rrefen ajo per ndryshimin me te fundit te ngjyres se flokeve. Por e reja me pikante eshte se me ne fund Arta Bajrami ështe martuar. “Jam mjaft e Iumtur qe gjithe ceremonine martesore kam arritur ta mbaj jashte vemendjes mediale. Kam pasur pak stres se mos ndonjë i ftuar apo famijar do ta nxirrte me apo pa deshirë kete Iajm para se te hehq martesa, por si duket rnysafiret e mi e kane kuptuar mire dshiren time qe martesen ta bëj në nje atmosferë shume private dhe pa asnje prani të mediave. Jam shumë e lumtur pasi martesa ka vajtur shumë mire dhe une tani jetoj me njcriun qe e kam zgjcdhur vete. Po ashtu, familjet tona jane shume të lumtura dhe shkojne shume mire. Ne nuk bcsoj se do te mund te vendosemi permanent ne nje vend, pasi angazhimet e mia e kerkojne qe une te jem në Ievizje, po ashtu edhe angazhimet e burrit tim. Por, per fat te mire, si Kosova, si Gjermania, jane mjaft te pershtatshme dhe kjo puna e te pasurit dy kulme po me pelqen, por edhe me konventon shumë. Martesa mendoj se eshtë diçka shumë private dhe pasi e konsideroj si te tille ashtu edhe dua ta mbaj. Un jam aty per media dhe per publikun tim thuajse tere kohen. Por nje dite te vetme dhe te veçante ne jeten time besoj se nese jo media, te pakten adhuruesit e mi ma bene hallall. Nese une si Arta Bajrami qe ne vazhdimesi gjendet nen lenzat e aparateve dhe kamerave martohem, nuk do te thote qe familja ime, bashkeshorti im si dhe familja e tij nuk kane te drejte nje ceremoni private dhe familjare. Kureshta juaj per te mesuar per te mesuar me shunw vetem sa e ilustron arsyen time se pse martesen time e mbajta jashte cirkut medial” -thote ajo.
ENDRA E PAREALIZUAR E ARTES, TE BEHET NENE
Të them të drejten, unë të gjitha ëndrrat që kam pasur në jetë thuajse i karn realizuar. E vetmja që ka mbetur është të qenit nëne. Prandaj, ky është plani dhe ëndrra ime per te ardhmen qe duhet te konkrctizohet. Gjithcka tjeter ne jete e kam arritur, e karn konsumuar dhe e kam kaluar. Krijimi i familjes eshte pika drejt se ciles une jam orientuar.
Burimi: Panorama Plus



