Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Rruga Kukes-Krume ve ne rrezik mjedisin

30 November 2009 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(233 shikime)

Punimet në rrugën Kukës-Krumë kanë nxjerrë në pah një problem mjaft shqetësues: të gjitha inertet që nxirren nga shtrati i rrugës hidhen në liqenin e Fierzës. Që kur nisi ky investim disa muaj më parë, ekspertë të mjedisit ngritën shqetësimin dhe kërkuan nga kompanitë ndërtuese të respektojnë mjedisin, duke mos i hedhur inertet e trasesë në liqen, por t‘i dërgojnë ato në një vend tjetër të caktuar për këtë qëllim. Madje në kontratë, sipas një burimi jozyrtar, është parashikuar që inertet të sistemohen në vende të studiuara më parë, në përputhje me kriteret për ruajtjen e mjedisit. Por, siç duket, edhe vetë dikasteri qendror i rrugëve, madje dhe supervizorët, kanë heshtur dhe kanë lejuar ndotjen. Terreni tepër i vështirë i këtij aksi prej me shumë se 3 km, më i vështiri në krejt rrugën Kukës-Krumë, kërkon shembjen e një masivi të madh gurësh. Kjo praktikisht e bën të pamundur funksionimin e rrugës, madje drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët duhet të presin deri në 6 orë për pastrimin e saj. Në këto rrethana, siç argumentojnë ndërtuesit, ishte e pamundur që inertet të transportoheshin, ndaj u gjet si zgjidhje hedhja në liqen. “Edhe duke i hedhur në liqen trafiku ka shumë pengesa, ndërsa po të mos ndodhte kështu, rruga do të bllokohej plotësisht”, thotë Islam Kallbaku, supervizor, duke shtuar se një çështje e tillë ishte diskutuar dhe rënë dakord të zgjidhej në këtë mënyrë me dikasterin qendror. “S‘kishte rrugë tjetër, o do të hidhen në liqen, ose do të bllokohet plotësisht kalimi i makinave për shumë kohë”, shton Kallabaku. Nga ana tjetër, ai shtoi se janë marrë masa të forta për sigurinë e jetës së njerëzve nga shpërthimi i minave, një proces që realizohet nën kujdesin e specialistëve grekë të kësaj fushe. Por, ndonëse sipas supervizorëve, hedhja e inerteve në liqen ishte mënyra më e volitshme, për ekspertët e mjedisit ky është një dhunim që po i bëhet mjedisit. Rruga e Hasit, për të cilën bëhet fjalë, është e vetmja arterie që lidh këtë rreth me qendrën administrative të qarkut dhe me pjesën tjetër të vendit.

S.Dida

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: