Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Kenga labe jehon ne Janine

30 November 2009 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(181 shikime)

Emigrantët e Janinës festojnë me nostalgji tri festat e njëpasnjëshme, atë të Kurban Bajramit, Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë. Sipas një tradite tashmë të konsoliduar në Janinën dhe rrethinat e saj, ku llogariten të jetojnë e punojnë rreth shtatë mijë familje shqiptare të emigruara nga Shqipëria, emigrantët shqiptarë u mblodhën dhe së bashku i përcollën festat me mjaft dinjitet. Në të gjitha veprimtaritë e organizuara nga të pranishmit është kënduar në fillim Himni Kombëtar i Shqipërisë dhe më pas janë dhënë koncerte me këngë dhe vallë tradicionale shqiptare. Në këtë atmosferë festive, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë (Greqi), Esheref Shehu, ka dhënë një pritje zyrtare në mesditën e së shtunës në mjediset e konsullatës së përgjithshme të Shqipërisë në qytetin verior grek, ku morën pjesë autoritetet kryesore të qeverisjes vendore greke të rajonit të Janinës dhe Korfuzit, qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë rajon të Greqisë, si edhe të ftuar nga autoritetet e qeverisjes vendore të rretheve Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Përmet dhe Delvinë. Shehu ka përshëndetur të pranishmit, duke u shprehur se, Festa Kombëtare e Shpalljes së Pavarësisë është padyshim ngjarja më e madhe në historinë e kombit e shtetit shqiptar dhe në këtë kuptim padyshim që shënon një kthesë të madhe në historinë e shtetit të parë të pavarur shqiptar. Në pikën turistike Trapadova në breg të liqenit të Janinës, përballë ishullit ku u ekzekutua Ali Pashë Tepelena, pas pritjes zyrtare, qindra emigrantë u mblodhën dhe së bashku me disa grupe artistike polifonike të ardhur nga Shqipëria, mes tyre edhe grupi polifonik “Ergjëria” dhe një grup artistik përfaqësues i emigrantëve shqiptarë në Janinë kanë dhënë një koncert artistik. Festa për shqiptarët ka vazhduar deri në orët e mesnatës. Ndërkaq, vetëm dy ditë para koncertit kushtuar festës kombëtare në qendrën kulturore të qytetit u çel edhe ekspozita e arteve figurative e piktorit dropullit Jorgo Xhumba, e cila do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në datën 6 dhjetor.

Tradita e festimit të ditës së pavarësisë dhe çlirimit nga shqiptarët në Janinë ka nisur qysh në vitin 2000 dhe prej asaj kohe ata mblidhen e festojnë bashkë me minoritarë grekë nga zona jugore e Shqipërisë.

E.Serjani


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: