Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Topi i Arte 2009, monopol i Barcelones

30 November 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(288 shikime)

Zbulohet tashmë lista me 10 futbollistët finalistë për “Topin e Artë 2009″: edicioni “online” i revistës prestigjioze franceze, “France Football” në fakt ka bërë tashmë publike listën me top-10 lojtarët më të mirë në garë për të fituar trofeun prestigjioz, i cili do të dorëzohet më 1 dhjetor. Bie qartë në sy monopolizimi që i ka bërë kësaj liste të 10 finalistëve kampionia në fuqi e Europës, Barcelona. Ky do trofe do të jepet në bazë të votave që do të jepen nga një juri gazetarësh ndërkombëtare, ku një votë do ta ketë edhe Shqipëria. Klubi katalanas “zbret” në këtë garë me sulmuesin e talentuar, Leo Mesi, mesfushorët Ksavi, Andres Iniesta dhe sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Ndërkohë që bie në sy se në mesin e finalistëve nuk është asnjë lojtar italian. Superfavoriti i këtij edicioni është sigurisht talenti argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi.
“Futbollisti që më pëlqen më shumë është një argjentinas, i cili luan në radhët e Barcelonës: Mesi do t‘i fitojë të gjithë trofetë që do të jepen gjatë këtij viti për lojtarin më të mirë në botë. Ai e meriton vërtet një gjë të tillë”, kishte parashikuar disa kohë më parë presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, duke iu referuar “Topit të Artë” dhe trofeut të FIFA-s, që do të jepet më 21 dhjetor të këtij viti për FIFA World Player (Lojtarin më të Mirë në Botë). “Shpresoj që ‘Topin e Artë‘ të ma japin mua këtë vit, por jam i sigurt që e meritojnë të gjithë lojtarët e Barcelonës”, kishte thënë vetë Mesi në mesin e muajit tetor. Vitin e kaluar, ky çmim i është dhënë Kristiano Ronaldos, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë të klasifikimit ishin pozicionuar respektivisht vetë Mesi dhe Fernando Torres. Kristiano Ronaldo, i cili deri në fundin e sezonit të kaluar ka luajtur te Mançester Junajtid, por në verë kaloi te Real Madrid. Ish-ylli i anglezëve ka bërë një paraqitje të mirë, por shanset që ai të jetë sërish e tij u zbehën pikërisht pas humbjes në finalen e Champions League 2-0, të luajtur pikërisht kundër Barcelonës së Mesit.
“Topi i Artë”, i njohur në të kaluarën edhe si çmimi për Futbollistin më të Mirë Europian, është dhënë për herë të parë në vitin 1956. Italiani i fundit që e ka fituar atë ishte Fabio Kanavaro, kapiteni i Italisë kampione të botës më 2006. Ndërkohë që lista e sivjetshme përbëhet nga këta lojtarë. Ndërsa për momentin i vetmi lojtar që përfaqëson kampionatin italian në këtë listë të finalistëve është Samuel Eto‘o. Merita më e madhe për praninë e sulmuesit kamerunas në listën e Top-10 është pikërisht paraqitja e tij në edicionin e kaluar në Champions League edhe në La Liga në radhët e Barcelonës. Gjithsesi, shanset që ai të jetë mes lojtarëve pretendentë për t‘u renditur mes tre të parëve janë të vogla.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: