Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Ndihmoi vrasesin e Vidohoves, gjendet i varur me litar ne shtepi

8 February 2010 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(540 shikime)

Masakra e fshatit Vidohovë të Devollit “shënon” një tjetër viktimë. Njeriu që ndihmoi autorin e vrasjes së trefishtë, Besim Karaj, teksa largohej nga vendi i ngjarjes, është gjetur i vetëvarur mëngjesin e djeshëm. I moshuari që i dha ushqim me vete dhe një palë çizme Besim Karajt, përpara se ai të largohej për t’i shpëtuar kapjes dhe prangosjes nga policia, është gjetur i varur në banesën e tij, që ndodhet në lagjen e sipërme të fshatit Vidohovë. Policia lokale është sinjalizuar në orët e para të mëngjesit për gjetjen e një personi të varur në haurin e bagëtive. Menjëherë uniformat blu dhe ekspertë të policisë kriminale janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe sapo kanë mbërritur atje kanë konstatuar se i vetëvaruri ishte 67-vjeçari Ismet Musabej. Ai ishte i martuar, por nuk kishte fëmijë. Kohët e fundit ai jetonte vetëm, pasi e shoqja ishte e sëmurë dhe prej disa javësh ishte shtuar në spital. Mësohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në haurin e bagëtive me një litar dhe kanë qenë fqinjët e tij ata që kanë pikasur dhe më pas njoftuan policinë për ngjarjen.
Uniformat blu menjëherë kanë krijuar lidhje mes vetëvrasjes së 67-vjeçarit dhe vrasjes së trefishtë të ndodhur 10 ditë më parë në të njëjtin fshat. Burime nga policia bëjnë të ditur se Musabej është fqinj i Besim Karajt, 45-vjeçarit i cili ekzekutoi me armë zjarri vëllezërit: Taulant, Xhiljan dhe Edlevan Mulliri. Ngjarja tronditëse e vrasjes së tre vëllezërve Mulliri mesditën e 29 janarit është rikthyer në kujtesën e komunitetit të zonës. Në fshat thonë se 67-vjeçari mund të ketë vrarë veten nga frika, pasi kishte ndihmuar Besimin para largimit nga fshati. 67-vjeçari ishte marrë në pyetje nga policia, pasi në afërsi të shtëpisë së tij u gjetën disa gjurmë, që dyshohej se i përkisnin autorit të vrasjes së trefishtë. Ai kishte pranuar se e kishte ndihmuar 45-vjeçarin nga Thumana duke i dhënë bukë dhe një palë çizme. Marrja në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe personit që ndihmoi autorin e vrasjes, mund të kenë ndikuar në gjendjen psikologjike të të moshuarit. Banorët e fshatit thonë se pas marrjes në pyetje nga policia, Ismeti dukej i frikësuar. Ndoshta frika për ndihmën e dhënë vrasësit të trefishtë apo vrasja e ndërgjegjes mund të kenë qenë arsyet e rëndimit të gjendjes së tij psikologjike. Por Besim Karaj, që ka dalë para trupit gjykues për dhënien e shpjegimeve dhe vlerësimin e masës së sigurisë nuk e ka përmendur asnjëherë personin që i ka dhënë ndihmë gjatë largimit nga fshati Vidohovë, por vetëm ka sqaruar rrugën që kishte ndjekur deri te shtëpia e vëllait në Thumanë ku dhe u vu në prangat e policisë.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: