Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Sherlock Holmes, vjen ne Imperial

27 February 2010 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(62 shikime)

Për herë të parë, ai, hetuesi më i famshëm i Britanisë së Madhe u shfaq në vitin 1887. Sherlock Holmes, personazh letrar mjaft i njohur, u krijua nga Sir Arthur Conan Doyle në fundin e shekullit XIX. Që nga ajo kohë, Holmes ka qenë protagonist i shumë romaneve të njohur të gjinisë së verdhë. Pasi ka bërë xhiron e botës, hetuesi legjendar Holmes, ka ardhur edhe në Shqipëri përmes ekranit të madh të kinemasë. Duke filluar prej ditës së djeshme “Sharlock Holmes” do të shfaqet në kinemanë “Imperial” në Tiranë. Në ditët në vijim publiku do të ketë mundësi të ndjekë një aventurë mbresëlënëse, e cila vjen në regjinë e regjisorit britanik Guy Ritchie. I shpallur një ndër dhjetë filmat më të ndjekur të SHBA-ve, “Sharlock Holmes”, i cili vjen në Shqipëri disa muaj pas premierës botërore, interpretohet nga aktori Robert Downey Jr., i cili e sjell portretin e hetuesit në një këndvështrim ndryshe. Aktori Jude Law interpreton doktor Watson, kolegun besnik të Holmes, ndërsa aktorja Rachel McAdams vesh petkun e Irene Adler, gruas së vetme që diti të mbajë një marrëdhënie të fortë dashurie me detektivin. Filmi nis me Sherlock Holmes (Robert Downey Jr.), hetuesin më të madh të Mbretërisë së Bashkuar, që ndërpret një rit satanik gjatë të cilit duhej të sakrifikohej një vajzë. Aty zbulon qenien Lord Blackwood, që burgoset dhe dënohet me vdekje. Gjashtë muaj më vonë, Lord Blackwood kërkon si dëshirë të fundit të takohet edhe një herë me Holmes. Gjatë këtij takimi ai i rrëfen hetuesit kthimin e tij mes të gjallëve dhe përmbushjen e planit sekret, në të cilin vetë Holmes do të marrë pjesë, por pa mundur të bëjë asgjë. Blackwood, megjithatë, varet dhe Watson miku i hetuesit konstaton vdekjen. Menjëherë më pas, Irene Adler, një hajdute e bukur dhe drithëruese me të cilën Holmes kishte një lidhje dashurie, kontakton hetuesin dhe e shtyn të hetojë mbi Blackwood. Blackwood ringjallet dhe kjo shkakton panik në qytet. Ndodhin edhe tre vrasje të mistershme, për shkak të ndonjë magjie të mundshme. Holmes gjen zgjidhje te një libër i magjisë së zezë si dhe tek disa elementë për ta praktikuar atë. E megjithatë hetuesi i famshëm refuzon çdo shpjegim magjik, pavarësisht se e lidh simbologjinë e magjisë së zezë me ngjarjet e fundit të ndodhura për të gjetur një fill logjik. Në fund të arsyetimeve kupton se si kanë ndodhur vërtet vdekjet dhe se në rrezik është jeta e parlamentarëve anglezë. Ai shkon në godinën e Parlamentit, ku zbulon një makinë elektrike dhe kimike komplekse, e cila është ndërtuar për të vrarë parlamentarët. Edhe një herë i suksesshëm, Holmes arrin të prishë planin e Lord Blackwood. Filmi përfundon në mënyrë ambigue, duke paralajmëruar hyrjen e një personazhi të ri, profesor Moriarty, i cili do të shfaqet më konkret ndoshta në një vazhdim të ardhshëm të filmit. “Përmes këtij prodhimi të ri kinematografik ne dëshironim që në një farë mënyre të rrëfenim edhe dinamika familjare, siç janë ato mes dy miqve ose dy vëllezërve, që jetojnë bashkë prej shumë vitesh dhe që janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori Jude Law, duke iu referuar lidhjes së fortë mes Homes dhe doktor Watson. Nga ana tjetër, regjisori i filmit Guy Ritchie, pranon se ëndrra e tij më e madhe sa i përket filmit ishte që të shfaqte para publikut një personazh, të cilin ai vetë e njeh shumë mirë dhe mbi të cilin “ndjeja se mund të thoja edhe unë fjalën time, duke i shkuar deri në fund atij, në origjinën letrare, pa i konsideruar aspak përshtatjet e tjera kinematografike apo televizive, të cilat në fakt nuk i njoh aspak”. Për regjisorin, një fakt tjetër i rëndësishëm sa i përket Sherlock Holmes, ka qenë edhe aspekti fizik i tij. “Unë u mundova të gërshetoj një ikonë britanike me ‘muskujt’ amerikanë dhe rezultati erdhi vetë”, ka shtuar regjisori. Ndërkaq në një libër kushtuar këtij personazhi interesant të letërsisë, autorët përkatës Fabio Giovannini dhe Marco Zatterin, shkruajnë se “Sherlock Holmes është një personazh i cili ndryshe nga shumë heronj të tjerë, i ka kaluar të 100 vitet. E megjithatë, tek ai gjenden të gjitha elementet për ta kthyer në një protagonist të ngjarjeve aventureske. Shumë studime i kanë kushtuar Sherlock Holmes-it e pavarësisht kësaj, asnjëherë nuk i është dhënë fund pyetjes se kush është në të vërtetë ky hetues legjendar dhe përse pavarësisht shekullit që ka kaluar ai vazhdon të thërrasë e të joshë mjaft admirues në të gjithë botën. Në filmin që mban firmën e Guy Ritchie, edhe një herë ky hetues vjen në vëmendjen e botës kinematografike për të sjellë një këndvështrim ndryshe të tij.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: