Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Lorik Cana: Perballja me blute, nje kenaqesi

8 February 2010 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(221 shikime)


Një prej shqiptarëve që është lumturuar nga verdikti i shortit në Varshavë ka qenë pa dyshim Lorik Cana. Mesfushori kuqezi, e ka pritur me kënaqësi lajmin se përfaqësuesja e drejtuar nga Josip Kuzhe do të luajë në të njëjtin grup eliminator të Euro 2012 me Francën, nënkampione të botës në fuqi. “Më në fund do të ndeshem me përfaqësuesen e Francës në një aktivitet zyrtar”, deklaroi 26-vjeçari, i cili prej verës së kaluar luan në Premiershipin anglez me Sandërlendin. “Kam shumë kohë që e pres këtë përballje. Në karrierën time kam kaluar shumë vite në Ligën 1 franceze me PSG-në dhe Marsejën dhe gjithmonë kam dëshiruar që së bashku me Kombëtaren shqiptare të luaja kundër ‘gjelave’. Në periudhën kur Shqipëria nuk është e impenjuar në asnjë aktivitet, bëj tifo për Francën”.

Përballja me blutë është mjaft e veçantë, edhe për faktin se Cana do të ketë shansin të luajë përballë miqve dhe ish-kolegëve të tij. “Dueli” më i rëndësishëm është pa dyshim ai me ish-shokun e skuadrës tek Olimpik Marseja, Frenk Riberi. Kapiteni i Sandërlendit vazhdon të ketë kontakte me yllin e Bajernit të Mynihut, pavarësisht se tashmë ata luajnë në dy liga të ndryshme. “Jam shumë i lumtur që do të më jepet mundësia të luaj përballë Francës. Kam shumë shokë në këtë vend dhe disa prej lojtarëve që janë pjesë e kontingjentit aktual të përfaqësueses i kam miq. Në fund, Lorik Cana foli edhe për kundërshtarët e tjerë të Grupit D: “Përveç Francës, që e shoh si favoriten kryesore për t’u kualifikuar në Europianin 2012 mendoj se grupi është mjaft i balancuar dhe të gjitha skuadrat kanë shanset e tyre”.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: