Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

“Antimafia” konfiskon pronat e trafikantit

10 March 2010 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(265 shikime)

Ligji i ri “Antimafie” fillon të zbatohet nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Kërkesa e parë për konfiskim është realizuar në dëm të shtetasit Bledar Balliu i hetuar, gjykuar e dënuar për trafik droge. Pas problemeve në ligjin e mëparshëm, organi i akuzës, megjithëse kishte sekuestruar pasuritë e Balliut, kishte hasur probleme në konfiskim. Dy muaj e gjysmë pas hyrjes në fuqi të “Antimafies”, prokuroria i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e dy apartamenteve, një garazhi dhe 70 mijë eurove të anëtarit të organizatës kriminale “Poter Al”. Seanca për vlerësimin e konfiskimit do të zhvillohet sot dhe me shumë mundësi këto pasuri do t’i kalojnë shtetit.
Kërkesa

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e të gjitha pasurive të ngritura pas vitit 2003, kur mendohet se i pandehuri është marrë me “trafik të lëndëve narkotike” dhe që figurojnë të regjistruara nën emrin e tij dhe pjesëtarëve të familjes. “Gjatë shqyrtimit, mbrojtësi ligjor i të drejtave të familjes Balliu nuk solli dokumente që vërtetojnë se pasuria është ngritur me të ardhurat legale, përveç dokumenteve të apartamentit që ndodhet në Tiranë, në rrugën ‘Sami Frashëri’ me sipërfaqe prej 101 metrash katrorë, së bashku me të gjitha pajisjet brenda këtij ambienti”, thanë burimet nga akuza. Sipas saj, është kërkuar konfiskimi i një shume parash që kap vlerën e rreth 70 mijë eurove, të cilat mbrojtja e të pandehurit Balliu pretendon se janë të një personi të tretë. Prokuroria ka kërkuar që apartamenti në Durrës 1+1 dhe ambientet ndihmëse me sipërfaqe 75 metra katrorë, që ndodhet në katin e dytë të banimit së bashku me të gjitha pajisjet brenda tij t’i kalojnë shtetit, pasi ka dyshime se janë ngritur me të ardhura të dyshimta kriminale. Gjithashtu një garazh parkingu me nr.5 po në këtë ndërtesë në qytetin bregdetar të Durrësit së bashku me të gjitha pajisjet brenda të konfiskohet. Avokati mbrojtës i familjes Balliu pretendon se pasuria e verifikuar është ngritur me paratë e fituara me punë të ndershme e legale nga të gjithë pjesëtarët e familjes në shtetin grek. Sipas akuzës, duke u bazuar tek ligji i ri, barra e provës për ngritjen e këtyre pasurive i takon të pandehurit. Balliu është arrestuar në operacionin e policisë të koduar me emrin “Poter-Al”, ku së bashku me të u vunë në pranga edhe shtetas të tjerë të cilët janë dënuar. Veprat penale, për të cilat akuzohen të pandehurit, dyshohet se janë konsumuar gjatë viteve 2003-2004 nga Shqipëria në drejtim të Italisë, Gjermanisë dhe Holandës, duke përdorur korrier të huaj.
Dosja

Përfshirja në grupin kriminal të njohur me emrin “Poter-Al” i ka kushtuar 12 vjet pas hekurave të burgut Bledar Balliut. Ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet për akuzat e “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “falsifikimit të pasaportave”, “falsifikimit të akteve të gjendjes civile” më shumë se një herë etj. Togat e zeza kanë vendosur dënimin e Balliut me 12 vjet heqje lirie dhe 600 mijë lekë gjobë. Balliu kishte kërkuar më parë gjykimin e shkurtuar dhe për këtë arsye përfitoi uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht do të vuajë 8 vjet burg. Sipas akuzës, Bledar Balliu dhe Ilir Koçiaj janë konsideruar truri i organizatës “Poter-Al”, që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Paralelisht me dënimin, te Krimet e Rënda janë zhvilluar seanca të tjera, që kanë të bëjnë me kërkesën e prokurorëve për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së Bledar Balliut, dy apartamenteve luksoze, një automjeti, si dhe llogarinë bankare prej 70 mijë eurosh.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: