Nena e Seldit dhe Domenikes ne BB

Arbana tregon se prindërit e banorëve kanë qënë shumë aktiv në jetën jashtë shtëpisë dhe të lidhur shumë me ndodhitë brenda saj. ajo thotë se dy prej tyre janë nëna e Domenikës, ish konkurrente dhe nëna e Seldit të cilat nisur nga lidhja dhe miqësia e fëmijëve të tyre, kanë krijuar një miqësi të vecantë jashtë. Arbana fton Domenikën dhe Seldin që të shohin në monitor një klip në të cilin shfaqet takimi miqësor mes dy nënave të tyre dhe bisedat që zhvillojnë bashkë. Ndërsa flasin për fëmijët e tyre, ato shprehen se do donin që ata të ishin miq me njeri-tjetrin. Arbana u thotë dy të rinjve që Vëllai i Madh do mundësonte takimin mes tyre dhe nënave me një kusht: që ata të zgjedhin nëse do shkojnë duke u puthur si cift apo të përqafuar si miq. Ata zgjedhin që të shkojnë si miq e duke u përqafuar e puthur në faqe, dalin në kopsht dhe takohen plot mall me nënat e tyre.
Një tjetër surprizë e lidhur me Rezartën është ardhja e nënës së saj në Big Brother, e cila ndodhet në dhomë e rrezikut. Rezarta dhe Jetmiri ndodhen vetëm në dhomën e ndenjejs dhe shohin në monitor mamanë e Rezartës që ndodhet pak metra larg tyre. Arbana flet me të dhe ajo tregon se ndjehet plot emocion. Në monitor shfaqet një klip me momentet më të bukura të lidhjes së Rezartës me Jetmirin. Në përfundim të klipit, mamaja e Rezartës shprehet për të se nuk ka gjetur veten e saj me banorët e tjerë, nuk gjeti mbështetje as tek Hakiu, por në fakt e gjeti tek Edi e cila ishte vec një miqësi. Ajo thotë se Rezi ndoshta nuk e njeh Mirin, ndërsa ajo e ka parë që nga fillimi atë dhe mendon se lidhja e tyre është e bukur, por nuk di se cfarë të thotë më shumë nëse është e vërtetë apo lojë. Nëna e Rezit thote se Rezi është një tip që do të jetë gjithnjë e para dhe ndoshta nisur nga raporti që po krijohej mes Mirit dhe Enxhit, ajo nxitoi që të qëndronte afër e të lidhej me Mirin. Arbana i kërkon Rezartës që të shkojë e ta takojë nënën e saj dhe ndërsa shkon, Rezarta qan. Ajo e përqafon plot mall të ëmën e cila, pasi e puth dhe e përqafon, e këshillon atë që të ketë kujdes e të luftojë për të treguar veten e saj. Arbana flet me Mirin dhe e pyet nëse do ta takojë nënë e Rezit dhe ai pranon. Edhe ai bashkohet me to ku e takon nënën e Rezit me respekt. Ai i thotë asaj se ka një vajzë të mrekullueshme dhe e seguron se ai e do Rezin shumë dhe se këtë dashuri, do përpiqet që t’ua tregoj edhe të tjerëve.
Burimi: Top Channel


(6 vota)
