Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

PS shperndan deputetet ne komisione, ndeshkohet Islami

5 March 2010 nga admin  
Kategoria:  Politike

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(85 shikime)

Partia Socialiste zbardhi dje listën e deputetëve të grupit parlamentar sipas pjesëmarrjes në komisionet parlamentare. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar, ku u diskutua për seancën parlamentare, por edhe përpilimin e listës së deputetëve që u shpërndanë në komisionet e përhershme. Kryesisht ata deputetë që kanë qenë në legjislaturat e shkuara kanë marrë të njëjtin pozicion, përveç Kastriot Islamit, i cili nga Komisioni i Jashtëm ka shkuar te Komisioni i Medias dhe Edukimit.

Kryesisht për shkak të numrit të vogël të grupeve parlamentare në çdo komision ka më shumë përfaqësues të opozitës. Ndërkohë, propozimet e ardhura nga selia rozë ka sjellë edhe një riformatim të shpërndarjes së grupit të deputetëve edhe te kampi blu. Propozimet e dy palëve u miratuan dje në mbrëmje gjatë seancës parlamentare.

Deputetët e selisë rozë janë grupuar kryesisht në bazë të profesionit që ata kryejnë. Në këtë mënyrë, ligjvënësit që kanë profesionin jurist janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve, komisioni më i rëndësishëm në Kuvend. Në të bëjnë pjesë: Arben Isaraj, Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Shegush Ligori, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Tom Doshi dhe Vasilika Hysi. Albert Caci, Andis Harasani, Arben Ahmetaj, Arban Malaj, Erjon Braçe, Ervin Koçi, Gjovalin Kadeli, Ilir Bejtja, Mimi Kodheli, Rudina Seseri janë anëtarë të Komisionit të Ekonomisë. Sa i përket Komisionit të Politikës së Jashtme, në të bëjnë pjesë Arta Dade, Ilir Gjoni, Olta Xhaçka dhe Qemal Minxhozi. Në Komisionin për Integrimin Europian bëjnë pjesë Ditmir Bushati, Ermelinda Meksi, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi. Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare bëjnë pjesë Arben Çuko, Armando Prenga, Asllan Dogjani, Ben Blushi, Gazmend Bizhga, Pirro Lutaj, Skënder Hasaj, Xhemal Qefalia. Komisioni për Çështjet Sociale përfaqësohet nga Eglantina Gjermeni, Eltar deda, Et’hem Ruka, Klodiana Spahiu,
Vangjel Tavo. Në Komisionin për veprimtarinë prodhuese bëjnë pjesë Artan Gaçi, Besnik Bare, Blendi Klosi, Eduart Shalsi,

Fatos Tushe, Gjok Jaku, Hazir Gashi, Ilir Beqja, Namik Dokle, Ndue Kola, Sadri Abazi.
Në Komisionin e Medias dhe Arsimit bëjnë pjesë Agim Leka, Alfred Dalipi, Enkelejda Shkreli, Fatmir Toçi, Fidel Ylli, Kastriot Islami, Luiza Xhuvani, Marko Bello dhe Valentina Leskaj. Nuk janë caktuar ende emrat e deputetëve që do drejtojnë disa prej komisioneve parlamentare e që sipas rregullores së re të grupit parlamentar do jenë pjesë e Kryesisë së tij. Ndërkohë që është bërë caktimi i disa deputetëve që do jenë pjesë e delegacioneve të Kuvendit. Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri do të jenë në delegacionin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: