Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Sejdiu: Jo ne Samitin e BE me logon UNMIK

3 March 2010 nga admin  
Kategoria:  Rajoni

Vleresimi: 12345(0 vota)
(83 shikime)

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, nuk do të pranojë që të shkojë në konferencën rajonale BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjës, nëse Kosova ftohet të përfaqësohet nën logon UNMIK/Kosovo. Këshilltari i Presidentit Xhavit Beqiri tha se Sejdiu do të marrë pjesë vetëm si President i Republikës së Kosovës dhe në asnjë mënyrë tjetër. Reagimi i Presidencës vjen pas shkrimeve të mediave serbe se Kosova në atë konferencë do të përfaqësohet nga UNMIK-u. Madje e përditshmja serbe “Danas”, duke u thirrur në burimet e saj në Bruksel, shkruan se Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri Hashim Thaçi “tashmë janë pajtuar” të marrin pjesë në këtë konferencë dhe se në dokumentet e konferencës Kosova pritet të përfaqësohet me logon UNMIK/Kosovo, ndërkaq para të pranishmëve në tryezë do të qëndrojë vetëm emri i tyre dhe jo edhe shteti prej nga vijnë. “Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, deri më sot nuk ka marrë ftesë zyrtare për konferencën BE-Ballkani Perëndimor, e cila do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë më 20 mars 2010”, thuhet në një njoftim të zyrës së Presidencës. Disa media kanë shkruar se udhëheqësit e Kosovës, përkatësisht Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi, “tashmë kanë pranuar” që të marrin pjesë në këtë konferencë, ndonëse në dokumentet e konferencës Kosova pritet të përfaqësohet me siglën UNMIK/Kosovo. Prandaj, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në takime ndërkombëtare do ta përfaqësojë vendin tonë vetëm në kondita të barabarta me të gjithë presidentët e vendeve të tjera dhe assesi ndryshe, theksohet në këtë njoftim. Ndërkaq, sa i përket ftesës eventuale për UNMIK-un, Presidenti Sejdiu thekson se dërgimi ose jo i ftesës për UNMIK-un është çështje organizatorëve, porse në emër të Kosovës nuk mund të flasë askush tjetër përveç përfaqësuesve të saj legjitimë.


Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: