Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Pajisja iKey do te zevendesoje celesat

8 March 2010 nga admin  
Kategoria:  Teknologji

Vleresimi: 12345(0 vota)
(144 shikime)

Kompania Apple ka njoftuar se planifikon të zëvendësojë çelësat tradicional me një alternativë të teknologjisë së lartë.

Teknologjia iKey ende është në zhvillim e sipër, e falë saj përdoruesit nuk do të duhet të bartin pas vetes një bollëk çelësash, por me një pajisje teknologjike do të mund të hapin dyert e automjetit, të hyrjes së banesës apo zyrës.

Informatat për arritjen e re teknologjike të Apple janë bërë publike pasi që kompania ka paraqitur kërkesën për patentim, duke thënë se edhe gjenerata më e re e celularit të popullarizuar do të mund ta përmbante këtë pajisje.

“Pajisja mund të komunikojë me një pajisje tjetër të jashtme për hapjen e bravave. Për shembull, kjo pajisje do të mund të ishte modeli iPhone”, thuhet në kërkesën për patentë të cilën Apple ia ka parashtruar zyrës amerikane për patenta.

“Pajisja e jashtme mund të jetë cilado pajisje përkatëse elektronike siç është një media player bartës apo bravë elektronike me anë të cilës mund të hapen dyert e shtëpisë, automjetit apo çfarëdo hapësire tjetër”, thuhet në kërkesën për patentë.

iKey përdorë teknologji të ngjashme me kartelat për hyrje, e Apple shpreson se kjo pajisje do të heq prej përdorimit numrin e madh të çelësave që njerëzit bartin pas vetes, por edhe kartela për hyrje të cilat sot i përdorin kryesisht kompanitë me numër të madh të punëtorëve.


Burimi: Telegrafi


bookmark



Tags: