Aktori Johnny Depp dhe partnerja e tij Vanessa Paradis, mesa duket janë në prag të ndarjes. Arsyeja e kësaj ndarje flitet të jetë për shkak të konsumimit të alkolit në sasi të lartë nga ana e aktorit Johnny Depp, pasi ishte shfaqur kohët e fundit në publik i dehur.
Ky lajm jo fort i këndshëm është publikuar në revistën “Star Magazine” dhe menjëherë është përhapur në faqet e thashethemeve në Evropë dhe Amerikë.
Depp dhe Paradis jetojnë bashkë prej 13 vjetësh dhe kanë dy fëmijë, vajzën Lily-Rose Melody, lindur në vitin 1999 dhe djalin John Christopher, lindur në vititn 2002.
Para shumë muajsh, qarkullonin zëra se çifti po kalonte një krizë, pasi në muajin korrik aktori u fotografua teksa puthte zëdhënësen e tij Robin Baum.
Pavarësisht të gjithë thashethemeve, ende nuk ka një burim zyrtar, nëse do të pohojë apo mohojë se ata do të ndahen, apo është thjeshtë një krizë pa pasoja.
Burimi: Gazeta Shekulli

