Në fillim u duk me një fustan ngjyrë trëndafili që të linte pa mend. I dizenjuar me një lidhje pas qafës, por i hapur pas, fustani i nxirrte në pah shpinën elegante aktores. Veshja kërkonte kujdes. Aktorja duhet ta ngrinte herë pas here fustanin e bukur për të mos e shkelur, kurse flokët e mbledhura në mënyrë të shkujdesur kërkonin me vete edhe kutinë për t’i mbajtur të ngrira.
Por pas shfaqjes gala “Noble Gift”, Eva Longoria vendosi të mbulohej me një veshje të zezë, deri edhe golf të zi, një palë çizme dhe për të duruar të ftohtin e Londrës kishte hedhur krahëve një xhaketë po të zezë me push. Eva kishte ardhur në festë me të dashurin e saj, vëllanë e Penelop Kruzit, Eduardo Kruz, me të cilin festoi deri në 2:30 para se të ktheheshin në hotel me miqtë. Çifti i dashuruar ishin kapur prej krahu ndërsa kalonin përpara një numri të madhe fansash dhe fotografësh. Eva, 36 vjeçe, dukej edhe më e bukur.
Galaja e “Noble Gift” është një ngjarje që organizohet në nder të njerëzve që kanë dhënë kontribut në ndihmë të fëmijëve dhe grave në gjithë botën. Maria Kari ishte e ftuara e nderit në aktivitet dhe u vlerësua me çmimin “Noble Gift Humanitarian” për ndihmën që ka dhënë për fëmijët në nevojë.
Paratë e aktivitetit shkojnë në fondin e Eva Longorisë, e njohur për dhurimin e parave për bamirësi.
Burimi: Gazeta Shekulli

