Horoskopi 2008
Dashi
Nen trysnine e Marsit, do te ndiheni si ne kafaz kete vit, vecanerisht ne muajt
Mars dhe Prill. Po, asnje frike, frenoni padurimin tuaj dhe do te arrini te
ktheni ne favor tuaj shume situata.
Dashuria
2008-a do te jete per ju te shenjes se Dashit, nje vit pozitiv ne dashuri edhe
pse do ju duhet te mbani nen kontroll shpeshhere impulset qe karakterizojne
shenjen tuaj. do te jete i mbare. Tranziti qe Venusi do te beje
te Shigjetari do ju ndihmoje edhe ju qe jeni me te turpshmit qe te jeni brilante
ne nje lidhje apo te fitoni zemra te reja. Per ciftet do te kete lumturi dhe
harmoni. Embelsia do te karakterizoje lidhjet tuaja. Ne pranvere do te vazhdoje
klima pozitive dhe nje qetesi do te beje qe ti shihni me pozitivisht gjerat. Do
te kete nje situate pushimi ne vjeshte, ku ciftet do te kerkojne te marrin fryme
nga prania e njeri-tjetrit. Por kini kujdes se do tju dalin surpriza te
papritura qe do tju duhet ti perballoni. Ne muajt tetor dhe ne nentor duhet te
mos beheni te padurueshem dhe do te dini te kapni mundesite qe do ju ofrohen. Ne
dhjetor, Venusi mund tju sjelle disa perplasje te vogla ne fushen sentimentale,
por mjafton mos tregoheni kokeforte dhe do te arrini qe ti perballoni situatat
me me shume qetesi.
Puna dhe karriera
Ju miq te Dashit ju pret nje fillim viti i mbare qe do tju dije tju sjelle
vetekenaqesi ne pune. Kjo fale qendrimit te Merkurit ne shenjen tuaj. Objektivat
qe deri me sot ju jane dukur te paarritshem, tani mund te behen me afer,
sigurisht qe shume prej jush do jene fitues. Perpiquni te perfitoni nga kjo
periudhe e mire per te ripare pozicionin tuaj profesional. Por, kujdes sepse
disa kolege mund te mundohen tju vene shkopinjte ne rrota. Ne pranvere, gjerat
do te behen me te veshtira. Por, mos reagoni para kohe. Merreni me qetesi dhe
puna do te rrjedhe.
Demi
Fillimi i 2008-es do ju dhuroje disa arritje ne fushen e dashurise qe do te
vijne papritur dhe do ju bejne shume entuziaste. Venusi do te dije te krijoje
per ju te shenjes se Demit nje atmosfere te mire ne fushen e ndjenjave.
Dashuria
Do te keni muaj ne te cilet dashuria do te triumfoje. Do ju shoqeroje nje
ndjenje e embel dhe pasiononte, per te cilen keni nevoje. Por mos e ekzagjeroni
shume me embelsine, sepse rrezikoni qe tju merzitet partneri shume shpejt. Ne
pranvere me rritjen e temperaturave do te rritet dhe erotizmi juaj. Muaji mars
dhe prill do te jene shume favorizues edhe per ata qe jane single. Do te mund
tju vijne aventura djegese. Nese keni nje partner ky eshte momenti i duhur per
te forcuar edhe me shume lidhjen tuaj. Dikush mund te flase edhe per martese,
pse jo. Ne maj dicka mund te shkoje keq, por duroni dhe prisni per te kaluar.
Vera do te jete e mbushur me eros dhe situata pikante. Ndoshta ndonje dashuri
mund edhe te mbyllet per tia lene vendit nje tjeter personi me te denje per
jeten tuaj.
Puna dhe karriera
Ne muajt e pare te vitit 2008 do te jeni pak te shperqendruar ne punen tuaj, per
shkak te qendrimit te Merkurit, i cili nuk eshte se ju favorizon shume. Nuk do
te arrini te coni ne fund ndonje objektiv qe e keni per zemer. Por, mos u
shqetesoni kjo periudhe negative do te kaloje ne muajin mars. Ne kete muaj do te
mundni te zgjidhni problemet qe mendonit se nuk do i zgjidhnit dot. Ne prill
kalimi i Uranit te shenja e Peshqve do te zgjoje fillimin e nje faze te re
pozitive ne karrieren tuaj. Do te ndiheni me produktive dhe nuk do te jeni me te
shperqendruar. Ne maj dhe qershor do te testoni veten tuaj per aftesite ne
profesion. Ju pret nje e ardhme e shkelqyer ne karrieren tuaj, por beni pak
durim. Marredheniet me eproret do te permiresohen. Jini me kembengules dhe do te
realizoni projekte te medha.
Binjaket
Per ju binjaket 2008 nuk do te jete shume entuziast ne dashuri,
perkundrazi mund te jete nje periudhe disi e rrezikshme per ciftet. Do te kene
konflikte e zenka. Ciftet duhet ta kalojne kete periudhe termeti.
Erosi
Qe nga muaji shkurt, raportet ne cift do te permiresohen disi. Por vetem ne
pranvere do te mund te merrni fryme lirisht ne lidhjen tuaj ne cift. E njejta
gje vlen edhe per ata qe jane te vetem. Kujdes nga dimri dhe perpiquni te mos
lendoni personat qe ju duan. Muaji maj dhe qershor do te jene muajt e pasionit
dhe harmonise. Me ne fund ciftet do te mund te kalojne momente lumturie qe i
kishin mbytur zenkat e debatet. Ndersa per ata qe jane single mund te marrin
ndonje puthje vjedhurazi te personave qe kane deshiruar prej kohesh. Ne vere
akujt e dimrit do te shkrijne teresisht dhe dashuria do te vihet ne prove te
forte. Per ata qe jane vetem, vera do te jete nje periudhe gri, ne kerkim te
gjysmes se munguar. Por me ne fund vjen vjeshta ku te gjithe Binjaket do te
gjejne momente qetesie, pasioni dhe lumturie. Ne dhjetor, kur Venusi te kaloje
ne shenjen tuaj, do te rifitoni besimin te partneri. Pasioni do te jete i madh
me ata te shenjes se Peshores, Ujorit dhe Luanit.
Puna dhe Karriera
Nje vit i ri qe do te nise shume mire ne aspektin profesional. Projektet qe keni
bere deri me sot do te marrin nje shtyse me shume drejt realizimit. Ne pranvere,
do ju duhet te zgjidhni ndonje problem te vogel qe do tju dale rruges. Me
inteligjencen tuaj do te mund te perballoni cdo lloj veshtiresie. Do te
riktheheni ne qender te vemendjes e karrieres ne muajt maj dhe qershor, ku do te
beni edhe pakte te medha per biznesin apo te ardhmen tuaj.
Gaforrja
Muajt e pare te vitit 2008 do te jene per te gjithe ju te shenjes se Gaforres
momente refleksioni. Perpiquni te degjoni partnerin dhe te jetoni qetesisht,
duke pritur emocione te reja. Mos u beni pesimiste, se merzia do te marre fund.
Dashuria
Do te keni emocione te reja ne kete vit. Per ata qe jane cift, do te perjetojne
situata pikante. Ndersa per ata qe jane single ju pret nje vit i mbushur me
aventura e situata romantike. Ne muajin prill, dielli qe do te kaloje te Dashi
do tju sjelle pak merzi ne cift. Por mesohuni qe te respektoni ndjenjat e
personit qe keni ne krah. Ne maj do te jeni ne forme. Pasioni ne cift jo vetem
qe do te rikthehet, por do te sundoje ditet tuaja. Do te gezoni nje vere me me
pak spec e me shume mjalte. Ndersa gushti dhe shtatori do te jene muajt qe do te
favorizojne ata qe jane te vetmuar, sepse per ciftet do te rikthehen problemet.
Behuni te forte e zgjidhini se bashku problemet ne lidhje. Mbi te gjitha mos
genjeni, se, sic thote proverbi, genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe
rrezikohet tju dalin shume shpejt. Ne muajt e vjeshtes do te perjetohen si nga
ata qe jane cift por edhe single, momente relaksi, pasioni e qetesie. Shkendijat
do te dalin ne dhjetor, muaj kur do te rizgjohet zjarri mes jush.
Puna dhe karriera
Viti 2008 do te jete viti ku do te arrini profesionalizem te larte. Me ne fund
perpjekjet tuaja do te marrin shperblimin e merituar. Do te arrini te vini ne
jete projekte per te cilet keni vite qe keni luftuar. Ne muajt e pare
kreativiteti juaj do te kape maksimumin. Nese do te punoni nen nje epror, ai do
te vere re aftesite tuaja dhe do tju ngreje ne detyre. Ne muajt prill dhe maj
do te keni disa luhatje negative, fale levizjes se bezdisshme te planetit Merkur.
Por qielli do te hapet serish ne vere, ku do te vijoni punen per arritjen e
realizimin e projekteve tuaja.
Luani
Deshira per ta nisur vitin me shume dashuri, nuk do te plotesohet. Te pakten per
muajin janar. Planetet ne shenjen tuaj jane ne favorizim te qetesise dhe
reflektimit. Dashuria do te vije me vone, mjafton qe te dini ta shihni sepse
personin e zemres e keni shume afer.
Dashuria
eshte nje periudhe qe duhet tia dedikoni partnerit tuaj. Por,
nese jeni vetem atehere dedikojani atyre qe ju qendrojne prane dhe interesohen
per ju. Duke nisur nga muaji shkurt deshira juaj per pasion mund te plotesohet,
ku dhe do te lindin histori te reja entuziaste, por edhe aventura pikante me
persona qe i njihni prej shume pak kohesh. Keto njohje te reja do te jetohen me
se shumti ne pranvere. Ne fakt ne mars, Dielli qe eshte planeti juaj dhe Merkuri
do te mundesojne qe tju karakterizoje nje sharm qe do tju beje te
parezistueshem. Do e jetoni plotesisht kete periudhe favorizuese dhe ideale per
te arritur me shume. Ne pranvere do te hasin disa veshtiresi ne lidhje te gjitha
ata luane qe jane cift. Do te kete disa keqkuptime e mosmarreveshje ne
marredhenie. Por vera do te shuaje cdo shqetesim e marredheniet ne cift do te
ecin mrekullisht. Ne vjeshte do te perjetoni nje ndjenje romantike teper te
vecante. Viti mbyllet shume mire ne fushen sentimentale per te gjithe ata qe
jane ne shenjen e Luanit. Ju kerkoni dashurine, ate te verteten. Po te ndaleni
nje cast do e kuptoni se e keni shume afer jush.
Puna dhe karriera
Viti 2008 do te nise me kembe te mbare ne fushen profesionale. Do te keni shume
energji dhe marredhenie shume te mira me koleget. Por gjate kesaj periudhe edhe
reflektoni e perpiquni per te arritur me lart. Prisni deri ne pranvere, pasi ne
keto muaj do te keni kohet me te mira tuaja ne aspektin profesional. Do te jeni
shume te favorizuar ne muajt maj dhe qershor, kur planetet do tju mundesojne te
keni alegrine, energjine dhe te gezoni arritjet tuaja.
Virgjeresha
Jupiteri ju shikon mire ne shenjen e Bricjapit dhe do te kaloni me planetin e
zjarrte dhe me pas me Saturnin ne shenjen tuaj, qe do ju bejne te ktheni ne
realitet thuajse te gjitha endrrat tuaja.
Nuk do te keni frike te guxoni. Saturni do te ndikoje ne maksimum, duke mos
hequr optimizmin. Shume zhgenjime do ju vijne nga femijet tuaj, prandaj dhe mos
u shendoshni shume
Dashuria
Viti 2008 per ju do te jete i mire ne fushen e dashurise. Marredheniet me
partnerin tuaj do te shkojne me se miri. Deshirat tuaja per te qene gjithmone ne
krye do tju ftohin pak marredheniet me partnerin.
Do te jeni me shume impulsive dhe mundohuni qe ta kaloni pa u shfryre shume te
te tjeret. Nga shkurti gjerat do te vijne ne qetesi, por mos e merrni me qetesi,
pasi keni shume per te bere, pasi do shume pune per te arritur te dashuria
ideale. Ne pranvere gjerat do fillojne te marrin per mire, sidomos per ata qe
kane tentuar ne muajt e kaluar. Ne mars do te vihet ne pune makina e pasionit,
qe do te zgjoje te ju ndjenjat.
Per ata qe jane vetem eshte momenti ideal per te filluar nje histori te re
dashurie.
2008-ta do te mbyllet me nje vjeshte mjaft te qete, ku raporti me personin qe
doni do te jete i mrekullueshem. Kete vit jeni nen syrin e dashurise.
Puna
Fillimi i 2008-es do te jete disi nervoze per ju ne ambientin e punes. Do te
perqendroheni shume dhe ne fund do te merrni rezultatet qe keni dashur. Deri ne
vjeshte nuk pritet te kesh ndryshime ne pune, ku do te jeni mjaft te impenjuar.
Nese do te lejoni njerezit te flasin sipas qejfit per punen tuaj pasojat do ti
shihni vetem pas disa muajsh.
Peshorja
Muajt e pare te vitit nuk do te bejne gje tjeter, vecse te theksojne ndjenjen e
dashurise tek ju. Do te zbuloni ane te tjera te partnerit tuaj cka do te
permiresoje ndjeshem marredheniet ne cift. Ata qe jane vetem duhet te shohin
njohjet e tyre, aty do te gjeni dashurine.
Dashuria
Pasioni ne cift do te beje te mos e ndjeni te ftohtin e dimrit. Sigurisht qe
keni ne krah dike qe di tju ngrohe zemren. Disa luhatje ne muajin mars do ju
bejne qe te jeni shume kerkues apo dhe perserites. Lerini hapesire partnerit dhe
mos e provokoni, do te sillni probleme. Vera do te jete elektrizuese. Pasioni do
te jete ne nivelet maksimale dhe do te mund te jetoni nje raport ne cift perfekt.
Ata qe jane vetem, i sugjerohet te perfitojne per te bere njohje te reja dhe do
i cudisin te gjithe qe kane perreth. Gjate muajit gusht, Vensui ne shenjen tuaj
do te riktheje qetesine dhe alegrine. Ndersa vjeshta do te nise me embelsi e
shume afeksion per te gjithe ata qe jane cift. Me pak te favorizuar do te jene
ata qe jane single. Ne vjeshte do te kene disa mosmarreveshje me njerezit qe
simpatizojne e i kane per zemer. Ndaj, kujdes! Frenoni gjuhen. Viti do te
mbyllet pa shume perplasje si per ata qe jane ne cift ashtu edhe per te
vetmuarit.
Puna dhe karriera
Nje vit i mire ky per aspektin profesional. Do te perfshiheni direkt ne projekte
te rendesishme qe do te mundesojne dhe rishikimin e pozicionit tuaj si nje lider.
Por, para se te arrini ne kete pike, per disa muaj do te vendoseni ne prove te
forte dhe do te perballeni me sfida te medha. Do te dini te fitoni shume beteja.
Ne qershor, mund te clodheni disi dhe te qetesoheni. Produktiviteti do tju
karakterizoje dhe pas arritjeve do te gezoni nje pushim te vogel.
Akrepi
Viti 2008 nis per te gjithe te lindurit ne shenjen e Akrepit shume i qete dhe i
lumtur. Venusi ju favorizon ne raportet qe keni dhe krijon nje harmoni me
partnerin. Per ciftet e sapokrijuara, por edhe ata qe jane single do te kete
disa mosmarreveshje ne muajt e pare te vitit, qe do vijne nga xhelozia juaj.
Dashuria
Kush me shume e kush me pak, do ti perjetoje kater muajt e pare te vitit 2008
me qetesi dhe disa situata pikante. Do te ndani me partnerin tuaj momente te
mrekullueshme e do te mbani gjalle lidhjen ne menyre perfekte. Ne fund te
pranveres do te fryje nje ere e lehte ne raportet ne cift, por mundohuni qe ti
shmangni debatet e kota. Mundohuni te mos jeni egoist, duhet kuptuar edhe tjetri.
Vjeshta do te sjelle pasion qe do te mbartet nga vera. Do e keni te veshtire te
hiqni dore nga situata qe do te sjelle vera e nxehte por tregohuni te kujdesshem
nese vertet e doni personin e zemres. Dhjetori do te jete per ju me i nxehte se
gushti, dhe do te perjetoni ndjenja te vecanta.
Puna dhe karriera
Nje vit me fat. I bekuar nga qielli qe do tju sjelle arritje te medha ne fushen
profesionale. Kjo nuk do te thote se cdo gje do te shkoje fjolle, por viti do te
jete i mbushur me mundesi te mira. Ne muajt e pare te vitit 2008, do te arrini
te coni ne fund disa projekte qe per ju jane shume te rendesishem. Edhe pse kjo
do ju kushtoje disa dite pa gjume, nga frika se nuk do ja dilni. Shtrengoni
dhembet me shume kujdes do te mund te kaloni situata qe deshperuara. Disa
probleme te vogla do dalin ne Mars, por do i kaloni me qetesi. Kujdes, se, per
shkak te disa pengesave qe do te vijne nga persona e kolege, mund te dyshoni te
puna juaj. Por mos kini frike, do ja dilni.
Shigjetari
do ju gjeje me humor te mire. Te lindurin ne shenjen e
Shigjetarit ne muajt e pare te vitit e dimrit te ftohte, do te ngrohen nga
afeksioni qe do jua jape partneri. Do te arrini ato qe doni fale zgjuarsise suaj
dhe te qenit te parezistueshem. Askush nuk do te kete guxim tju thote jo.
Dashuria
Per te gjithe ata qe jane vetem hapen porta te reja. Edhe ata do te mund te
gezojne ngrohtesi e dashuri. Pranvera do tju gjeje te mbushur me shume
perkedhelje, por prisni edhe nje dimer te vogel ne dashuri. Ne maj, periudha e
bukur e lulezimit te dashurise do te rikthehet. Do te perjetoni pasion e gezim
si dhe do te perjetoni momente te lumtura me personat qe doni. Do jeni
afashinante dhe te deshiruar. Por kujdes se kjo mund te provokoje edhe xhelozi e
disa skena aspak te hijshme nga partneri juaj. Keshtu qe kujdes nga i nxehti i
tepert. Per ata qe jane vetem do te kene mundesi qe te gjithe veren, por edhe ne
vjeshte qe njohin shume njerez te rinj. Per ata qe jane cift, 2008 do te mbyllet
ashtu si nisi, si nje vit i qete dhe i mbushur me dashuri. Nuk keni kerkuar
kurre me shume.
Puna dhe karriera
Nje fillim i mbare i vitit 2008 ne pune per te gjithe ju te Shigjetarit. Do e
nisni vitin me projekte te reja dhe mundesi qe do te dini ti shfrytezoni ne
maksimum. Ndjeheni te inspiruar nga Merkuri, qe do te sillet si nje planet shume
pozitiv ndaj jush. Pesha e pergjegjesive do te ndihet vetem ne pranvere, muaj ku
profesionalizmi juaj do te vihet ne prove. Ne muajin maj, perpjekjet tuaja do te
bien ne sy dhe do te permendeni kudo per aftesite qe keni dhe ato qe keni
arritur.
Do te jeni me produktiv ne fund te veres, kur do tju ikin te gjitha dyshimet.
Bricjapi
Cfare fillim viti per ju te Bricjapit. 2008-a do nise ne menyren me te mire te
mundshme. Do te keni nje periudhe te mbushur me puthje e perkedhelje ne raportin
ne cift. Mundesi shume te mira dhe per ata qe kerkojne shpirtin binjak. Do te
perfshiheni nga ndjenjat dhe do jetoni momente te paharrueshme.
Dashuria
Ky vit per ju do te jete i mbushur me ndjenja. Vetem ne muajin mars do te
perjetoni disa turbulenca ne dashuri qe do ju zgjojne nga endrra e bukur qe po
perjetonit per tju kthyer ne realitet. Do te perjetoni disa debate e zenka me
partnerin dhe persona te trete do te mundohen te vihen mes jush. Muaji prill do
i mbyll keto zenka. Nese do te arrini ti kaloni, atehere do te perjetoni
momente te paharrueshme ne maj dhe cdo gje do te shkoje ne vendin e vet.
Situatat e turbullta do te qartesohen. Ne vere, embelsia do te kthehet ne pasion
qe do te jete ne nivelet maksimale. Vetem ne shtator do te keni nje periudhe
pushimi. Kete muaj ju keshillohet te jeni besnik, sepse shume situata te
rrezikshme do krijohen. 2008-a do te mbyllet si duhet. Do te jeni te
shperqendruar duke shijuar dashurine tuaj.
Puna dhe karriera
Perfitoni nga mbeshtetja qe ju jep Venusi per te hequr te gjitha pengesat qe
keni ne pune ne muajt e pare te vitit 2008. E menjehere ne pranvere do te gezoni
frytet e punes suaj dhe rezultatet e mira. Do te gjeni forcen kete vit te
rimerrni ne dore projekte te lena pas. E do te bini ne sy per transformimet qe
do te arrini te beni ne fushen tuaj profesionale. Do te hiqni cdo dyshim qe
kishit dhe do te mund te arrini ate qe prej kohesh e keni kerkuar ne aspektin
tuaj profesional. Do te jete nje periudhe e arte vjeshta per te njohur njerez te
rinj dhe kolege.
Ujori
Me ne fund 2007 mori fund per ju miq te Ujorit. E po nis nje bote e re ne fushen
e dashurise. Duket se planetet qe ju kane bezdisur per 2007 po largohen nga
shenja juaj, duke dhene mundesine qe viti 2008 te jete nje vit fantastik.
Dashuria
Muajt e pare do i dedikohen dashurise. Do te perballoni me ne fund friken tuaj
ne kete aspekt, duke ju bere qe te riktheheni ne persona terheqes. Keshtu per te
gjithe ata qe jane te vetmuar do te shfaqen eksperienca te reja plot me pasion.
Ndersa per ata qe jane cift do te krijohen raporte akoma me te fuqishme. Mos
beni hapa pas, por perballoni friken qe keni. Ne vere karakteri juaj do te
provokohet nga probleme qe mund te keni rrotull. Ne vjeshte do te riktheheni
duke shkelqyer dhe do te rrethoheni nga dashuria e pasioni. Frika dhe dyshimi qe
keni nuk do tju lene rehat per gjate gjithe vitit, por mos beni hapa pas.
Dyshimet do ju vijne pikerisht kur te mendoni per gjera serioze. Nese hiqni
dyshimet mund te jetoni nje periudhe vertet te lumtur e intrigante.
Puna dhe karriera
2008-a prezantohet si nje vit spektakolar per te gjithe ata nen shenjen e Ujorit.
Ne fushen profesionale do te jeni gjenial dhe shume produktiv. Do te arrini te
bindni koleget, por edhe pronaret qe te vene ne jete dhe mbeshteten ne idete
tuaja. Ne pranvere do te merrni pergezime per punen e bere. Kalimi i Merkurit te
shenja e Binjakeve do te beje qe tju dalin disa pengesa, por qe ju do te dini
ti eliminoni shume shpejt. Mos u dekurajoni, shtrengoni dhembet dhe do te
kaloni cdo veshtiresi si me magji. Muajt e veres do tjua ulin pak ritmin. Por,
sa te vije vjeshta, do te rifilloni angazhimet per te arritur objektivat tuaja.
Peshqit
Viti 2008 do te nise pak entuziast per ju, per sa i perket dashurise. Kalimi i
Venusit dhe Marsit ne shenjen tuaj do ju sjelle nevojen per pak vetmi, qe nuk
eshte aspak e keshillueshme per ata qe jane cift. Nese jeni single keto lekundje
do tju shperqendrojne disi dhe ju do te terhiqeni vetem nga jeta seksuale.
Dashuria
Vetmia do ju karakterizoje ne muajt e pare te vitit. Kjo situate do te mbaroje
sapo te nise pranvera. Ne kete periudhe zemra juaj do te rifilloje te ndjeje
nevoje per dashuri e perkedhelje. Perpiquni qe te rifitoni kohen e humbur duke
ndenjur vetem dhe jetoni plotesisht lidhjet tuaja. Nese jeni zemra te vetmuara,
kerkoni shoqeri te reja dhe perpiquni te njihni njerez te rinj. Ne vere do te
ndjeheni pak te shperqendruar dhe te mbushur me deshiren per liri. Por, kujdes
se kjo deshire do tju shtyje drejt situatave te rrezikshme per dashurine qe
keni. Nese jeni ne kerkim te aventurave te reja, kerkoni thelle ne zemren tuaj e
do te kuptoni ate qe vertet deshironi. Ne vjeshte me ne fund dashuria do te
rikthehet tek ju fuqishem. Do te ndjeheni te mbushur me ate cka keni dhe do ja
ndjeni shume nevojen partnerit tuaj. Edhe ata qe jane te vetmuar do te ndjejne
shume nevojen per shoqeri si dhe do te mendojne historite e shkuara. Por nuk
duhet te ktheni koken pas, kerkoni nje njeri te ri. Disa momente te lumtura e
shume momente te keqija ne total mund ta bejne 2008-en per ju te shenjes se
peshqve nje vit jo shume te lumtur, te pakten deri ne dhjetor, kur Venusi me ne
fund largohet nga shenja juaj.
Puna dhe karriera
Muajt e pare te vitit 2008 do te jene plot me surpriza e oferta pune per ju te
shenjes se peshqve. Do te dini te shfrytezoni plotesisht njohjet tuaja dhe
aftesite qe keni tek njerezit per te kapur mundesi te medha ne aspektin
profesional. Ne pranvere puna juaj do te kompensohet. Nuk do e kuptoni por ne
keto muaj do te ktheheni ne profesionist te vertete ne fushen tuaj. Ne vere do
tju shfaqet lodhja ne pune, cka mund te komplikoje disi ecjen tuaj drejt
suksesit. Behuni gati qe te perballoni cdo lloj veshtiresie sepse ndryshe nuk do
te mund te mbani pozicionin qe keni arritur.




