Horoskopi Sot - Horoskopi Ditor

Parashikimi: Ditor - Javor - Mujor - Viti 2012 - Dita e lindjes - Karakteristikat - Joshja

 Muaji   Data       Shenja 
 

Horoskopi i dites

DASHI
Dita e sotme do të jetë pozitive, meritë për këtë ka pozicioni i favorshëm i Hënës me shenjën tuaj, që ju dhuron energji të shkëlqyera. Në punë dhe biznes detyrimet nuk do t’ju peshojnë si zakonisht dhe do të gjeni zgjidhje të shpejta për problemet që do t’ju paraqiten.

DEMI
Ditë ideale për të shfrytëzuar aftësitë tuaja praktike dhe për të përfituar nga mundësitë e mira që do t’ju paraqiten në sektorin profesional: duke qenë sa më të përpiktë dhe të organizuar do të arrini rezultate të kënaqshme edhe nga pikëpamja ekonomike. Të zënë me mendime e reflektime të lindura nga nevoja për të bërë një verifikim, do të lini paksa pas dore njeriun e zemrës.

BINJAKET
Sot nuk do të mungojnë mosmarrëveshjet në marrëdhëniet në çift, që kanë të bëjnë me punët e shtëpisë apo me edukimin e fëmijëve. Dashuria nuk mungon, por punët e përditshme do t’ju duken më të vështira se zakonisht dhe ndieni dëshirën brenda jush për t’u larguar nga gjithçka.

GAFORRJA
Jeta profesionale do të përshkohet nga lajme të mira dhe të këqija që do të alternohen rrufeshëm si re kalimtare. Mbrëmja mund të jetë e veçantë për dashurinë, në qoftë se karakterizohet nga ndonjë gjest romantik. Energjitë do të jenë mjaft të mira: organizoni një ndeshje futbolli me miqtë tuaj. Me një gur do të vrisni dy zogj, argëtim dhe ushtrime fizike.

LUANI
Me Hënën fati po ju buzëqesh sërish, përfitoni menjëherë për t’u larguar nga monotonia e jetës së përditshme. Nisni projekte të reja dhe organizoni takime me miqtë tuaj më të mirë. Ëmbëlsia, ndjenjat dhe pasioni sot nuk do t’ju mungojnë: keni shumë për të ofruar, por nuk do të mungojnë edhe pengesat e shumta. Sot do të gjeni guximin për t’i kapërcyer një e nga një.

VIRGJERESHA
Dita e sotme do të nisë shumë mirë. Afërdita dhe Marsi në aspekt të favorshëm do ta favorizojnë shumë sektorin e ndjenjave. Do të jeni më të hapur karshi të tjerëve dhe të gatshëm për të përfituar nga çdo rast. Dyshime dhe probleme profesionale do të gjejnë sot zgjidhjen e duhur.

PESHORJA
Hëna ju dhuron energji dhe optimizëm për ta përballuar sa më mirë këtë ditë. Parashikohen konkurrenca të ndershme dhe iniciativa të guximshme në punë dhe në dashuri. Në provime shkolle apo intervista pune tregohuni sa më të sigurt në vetvete.

AKREPI
Kjo periudhë do të jetë pozitive për sa i përket dashurisë dhe sektorit ekonomik, ndërsa në sferën familjare do ju duhet të sistemoni gjërat që nuk funksionojnë, ashtu siç duhet. Mos ua vini veshin disa thashethemeve që janë krejtësisht të pabaza.

SHIGJETARI
Ditë e karakterizuar nga ndryshime të papritura, nga të cilat do të nxirrni avantazhe falë aftësive tuaja për të vepruar me shpejtësi. Hëna në shenjë ju bën të jeni më të shoqërueshëm, më energjik dhe të vendosur. Jeta sentimentale po gëzon një moment pozitiv, falë një komunikimi të rrjedhshëm, interesave të reja, projekteve dhe ëndrrave që do t’i ndani me njeriun e zemrës.

BRICJAPI
Edhe pse sfera financiare do të jetë e favorizuar, duhet të keni kujdes, sepse Afërdita do të kalojë në kundërshtim me shenjën tuaj, duke ju bërë të shpenzoni për gjëra të kota. Kështu që yjet ju këshillojnë që në momentin që keni një shumë parash në dispozicion të hiqni një pjesë mënjanë, për t’i shfrytëzuar kur të keni më shumë nevojë.

UJORI
Ju pret një ditë e bukur, e mbushur me takime, iniciativa e projekte: e shkëlqyer për të kaluar momente të këndshme dhe argëtuese me miqtë e zemrës. Keni dëshirë të jepni maksimumin në punë dhe për këtë do të vlerësoheni nga superiorët tuaj. Nuk do të mungojnë momente emocionuese në sektorin e ndjenjave.

PESHQIT
Sot do ta keni më të vështirë se zakonisht të merreni vesh me kolegët e punës. Shmangni gjykimet sipërfaqësore që mund t’ju vënë në vështirësi në ambientin ku punoni dhe tregohuni më të kujdesshëm në vendimet që do të merrni. Këshilla që ju jepet në jetën private është të mbani larg marrëdhënies tuaj me partnerin dyshime të pabazuara xhelozie.

Burimi: Gazeta Shqip

CFARE ESHTE HOROSKOPI?
Horoskopi i referohet interpretimit te nje astrologu duke u bazuar ne vendosjen e Diellit, Henes dhe planeteve te sistemit tone diellor. Perdoret si nje metode parashikimi per ngjarjet qe ndodhin ne nje kohe te caktuar sipas dites se lindjes. Prejardhjen e ka nga Greqishtja e lashte “horoskopos” qe do te thote “nje veshtrim ne oret e ardhshme”.

Te Gjitha Te Drejtat E Rezervuara © TiranaChat.Net 2003-2012 Privacy Policy Contact